VIDEO/ Himariotja i gëzohet fitores së Belerit: Kemi 12 vjet që e prisnim, na duket sikur u çliruam!

VIDEO/ Himariotja i gëzohet fitores së Belerit: Kemi 12 vjet që e prisnim, na duket sikur u çliruam!

11:08, 15/05/2023
A+ Aa A-

Një banore e Himarës nuk e ka përmbajtur entuziazmin e saj kur ka mësuar se Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka fituar bashkinë e Himarës duke mundur kryebashkiakun socialist Jorgo Goro. Zonja tha për SYRI TV se Beleri e meritonte jashtë mase dhe se i vjen shumë keq që ndodhet në burg, pasi ajo që ndodhi ishte shumë e qëllimshme.

“Kemi 12 vjet mor, 12 vjet e tani na duket sikur u çliruam. Për himariotët të dinë një gjë që jemi popull mikpritës, dashamirës. Kemi shumë besim te Fredi Beleri, se është një kryetar bashkie që do t’i trokasësh në derë dhe do ta hapë dhe jo ta kesh derën të mbyllur. Të falënderon, nëna.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco