Eksperti i IT: Mjafton një votë e lexuar gabim që sistemi i votimit elektronik të hidhet poshtë

Eksperti i IT: Mjafton një votë e lexuar gabim që sistemi i votimit elektronik të hidhet poshtë

02:47, 15/05/2023
A+ Aa A-

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në akuza të ashpra mbrëmjen e kësaj të diele ku shkak janë bërë numërimet elektronike të votave në tre bashki të vendit, ku u aplikua për herë të parë teknologjia.

Në Bashkinë e Elbasanit, Vorës dhe Kamzës u shpallën fitues në rezultatin paraprak kandidatët socialistë.

Nisur nga kjo situatë Eksperti i Teknologjisë së Informacionit Gent Progni thekson se mjafton një votë e lexuar gabim që sistemi i votimit elektronik të hidhet poshtë.

"Ka patur ankesa nga njerëzit që ndryshe sistemi shënon dhe ndryshe printon. Pastaj unë vetë kam patur një komunikim me një person brenda KQZ-së që më ngriti si problematikë sigurinë e pajisjeve që bëjnë identifikimin elektronik dhe sigurinë e pajisjeve që bëjnë votimin elektronik të cilat kishin një USB që ndryshohej gjatë kohës së votimit elektronik dhe kur ndryshohej kjo pajisje bëhej edhe ky ndryshim. Mjafton thjeshtë një pajisje dhe një votë të jetë e gabuar, pra të dalë sicc kemi rastin e Elbasanit dhe i gjithë sistemi duhet të hidhet poshtë. Nuk mund të ndodhë në programim që të ketë një anomali thjeshtë në një rast, nuk ndodh kurrë", u shpreh ai për Ora News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco