Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme

Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme

23:09, 12/05/2023
A+ Aa A-

Nga Neada Stana*

Mirëmbrëma Tiranë e dashur!

Tunjatjeta Shqipëri e mrekullueshme!

Une jam Neada Stana. Ndihem vertet e privilegjuar te jem sot ketu me ju.

Kam mbaruar studimet e larta ne Itali, nga ku u ktheva, me shpresen dhe besimin se Shqiperia dhete gjithe bijte e saj meritojnenje te ardhme me te mire.

Me dijeninë se ne mund të kërkojmë më shumë nga vetja, por thirrja e vendit na kërkon ne. 

Politika është një bote e re per mua. Jam afruar me Partinë Demokratike dhe vecanerisht Departamentin Brain Gain dhe Ekselenca, falë hapësirave te reja qe ka mundesuar per ne, studentet ekselente dhe profesionistet shqiptarë neper bote.

Jemi ne nje situate te jashtezakonshme, ku gjithcka kontrollohet. Cdo pushtet ne Republiken e Shqiperise mbahet nga nje person që, fatkeqësisht, ka blere edhe segmente që vetëquhen opozitare. `

Shume njerez mund te mendojne se më 14 maj zhvillohen thjesht zgjedhjet e rradhes.

JO.

Keto zgjedhje jane te jashtezakonshme! Si per nga pesha qe kane ne shoqerine dhe jeten e perditshme te qytetareveshqiptare, ashtu edhe per shkak te peshes se stermadhe qe kandidatet e Opozites se Bashkuar kane mbajtur mbi shpatullat e tyre.

Ata kane luftuar kunder nje pushteti autokratik dhe kundër imagjinatës fatkeqesisht të shfrenuar te Edi Rames.

Kandidatet tane kane ndjekur nje proces demokratik, jo vullnetin e nje personi, jo kryetarin, por bashkimin e mendjeve dhe zemrave te mijra qytetareve, qe u kane besuar në procesin e primareve. 

Kjo force i ka frymezuar ata, qe me pas te na frymezojne ne;

kjo force u ka dhene atyre besimin mbi të cilin kanë hedhur themelet e nje alternative te besueshme, dhe sidomos te vlefshme, per permirsimin e jetes te qytetareve shqiptarë.

Ja ku janë kandidatë e primareve, të propozuar nga shqiptarët, dhe ja ku janë ata të Edi Ramës, që nuk propozojnë asgjë, nuk qëndrojnë për asgjë, por vetëm qeshin te perdorur nën hijen e gjatë të kryeministrit.

Te dashur vëllezër e motra, nëna e baballarë, gjyshër të kësaj toke të lashtë e të bekuar:

Rinia e Shqipërisë kërkon të rrijë këtu, por nuk e ka të lehtë;

Kërkon të kthehet në atdhe, por nuk i hapen rrugët.

Është tragjike (…) kur një vend humb 30 perqind të popullatës në një dekadë.

Është tragjike(…) kur ai vend humb besimin te e nesërmja.

Edhe më tragjike (…), kur qeveria e një vendi mbyll sytë para dramave kombëtare;

Prandaj 14 maji nuk është një datë, por është një thirrje.

Thirrja ime si bijë e këtij vendi, si e re që mund të kisha ndërtuar jetën në Europë, por zgjodha Shqipërinë, është: mos i dëgjoni ata që kerkojne t’ju trembin!Degjoni ata qe duan t’ju frymezojne.

Dilni të dielën në votime! Merrni pjesë në zgjedhje! Vendoseni vetë se kush ju drejton për katër vite në bashkitë tuaja!

Sot ne te gjithe se bashku kemi akoma mundesin te zgjedhim.

Mundesia e zgjedhjes mund te duket sot si dicka e mireqene por ama ne shqiperine e mbytur nga krimi dhe korrupjoni ajo se shpejti do jete nje lluks.

Pasneser, atdheu, Shqipëria, kërkon shumë pak prej teje: dil dhe voto! Dil dhe zgjidh i lirë. Mos e shit votën! 

Zoti ju bekoftë, ju dhe të gjithë njerëzit e lirë të këtij vendi.

Fjalimi në mitingun e mbylljes së fushtës të koalcionit "Bashke Fitojme" në Tiranë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco