Berisha: 14 Maji, stacioni para fitores përfundimtare dhe rikthimit të PD-së në pushtet, shumë shpejt!

22:48, 12/05/2023
A+ Aa A-

Sali Berisha e quan 14 Majin një stacion i fuqishëm para fitores përfundimtare dhe rikthimit të Parisë Demokratike në pushtet. 

Në Çim Peka Live, Berisha tha se koalicioni opozitar do të jetë në drejtimin e qeverisjes së Shqipërisë shumë më shpejt nga sa mendojnë shqiptarët. 

"Është një stacion jashtëzakonisht i fuqishëm i Sali Berishës dhe Ilir Meta. E vërteta është se njeriu që e ka të sigurt fundin politik është Edi Rama me aferën McGonigal. Dhe këta të SKAP-it do shohësh kur t'i vërsulen me akuzat më të rënda. Kjo fushatë është stacioni para fitores përfundimtare, rikthimin në pushtet PD-në dhe koalicionin tonë shumë më shpejt nga sa mendojnë shqiptarët", u shpreh Berisha.

Kreu i PD ftoi shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votimet e të dielës dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.  

"Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë demokratë, socialistë, të bëjnë përpjekjet më maksimale për të marrë pjesë në këto zgjedhje, çfarëdolloj obligimesh që të kenë. Vota merr karakterin e një vlere të shenjtë në mënyrë që të krijohet një klimë shprese për shqiptarët të ndalohet kjo varfëri në rritje, të hapen rrugët për begatinë, të konsolidohet orientimi europian i Shqipërisë dhe të mos guxojë kush të mendojë se rruga e Shqipërisë për në Bruksel të kalojë nëpër Beograd, siç mendon Edi Rama. Shqiptarët të votojnë të lirë, i garantoj se vota e tyre do të numërohet një për një. I garantoj se vota e tyre është e fshehtë dhe të gjitha variantet e tjera janë për t'i frikësuar ata. I ftoj të përmbushim këtë detyrim jashtëzakonisht të rëndësishëm për veten e tyre, familjet e tyre, vendin e tyre", tha Berisha.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco