Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Rama e nxjerr kokën për ambicien që ka: Më duhen 20 vite si kryeministër

Rama e nxjerr kokën për ambicien që ka: Më duhen 20 vite si kryeministër

13:45, 25/04/2017
A+ Aa A-

Edi Rama e ka nxjerrë hapur kokën e ambicjes dhe planit që ka, për të qëndruar në pushtet shumë gjatë. Ai sot ka kërkuar nga shqiptarët, që të jetë plot 20 vite kryeministër i tyre. Dhe për çfarë? Që ta bëjë Shqipërinë si Mali i Zi!

“Duhet besim për të sjellë investitorët e mëdhenj në Shqipëri dhe i duhet shumë kohë një Kryeministri për të qenë bindës”, deklaroi sot Edi Rama duke marrë shembullin e Malit të Zi, ku Gjukanoviç ka mbi 20 vite në pushtet.

Rama morri pjesë në inaugurimin e nisjes së punimeve për kompleksin e parë turistik me 5 yje në Gjirin e Lalzit, ku u tregoi të pranishmëve  një bisedë konfidenciale me Kryeministrin e Malit të Zi.

“Më ka mbetur në mendje një bisede me Kryeministrin e Malit të zi. E kam pyetur homologun tim në shtetin fqinj për strategjinë e ndërtimeve cilësore që e kthyen Malin e Zi në një destinacion atraktiv në Mesdhe.

Më tha mos harro që jam Kryeministër prej 20 e kusur vitesh. Më janë dashur 10 vite për strukturën e parë. Pasi ka ardhur e para është krijuar bindja. Pra është çështje besimi për një investitor sepse ka një mijë e një arsye për të paragjykuar vendin tonë dhe duhet guxim më vete. Fakti është se sot ne jemi në rrugë për çelur një sezon të ri…”, deklaroi Rama.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

JURI25/04/2017 16:42

KETI I PELQEJN SHUME BISEDAT ME VUCIC DADIC GJURIC HAJVIS SHOVIC DADIC E TJER E TJER DHE NUK I PELQEJN BISEDAT ME BASHEN

Up xhixhi25/04/2017 15:23

Dmth po ta linte Salen dhe 2 vjet,do vershonin investimet

BATALL25/04/2017 15:13

Ky per 4 vjet dhe e beri mos me keq. Qofte larg kjo qe hamendesoni ju...

Iliri25/04/2017 14:56

Nese votohet.. pse jo

ben25/04/2017 14:36

Paska per te na percjelle te gjitheve...Po, a do te jetoje vete kaq gjate, me gjithe ate mall qe merr?! Bahhh, ku i dihet! Ndofta mallistet kemi hak!

krasasi tp25/04/2017 14:14

Kur e duruam Sh.Enver 45 vjet, pse mos ta durojme edhe z.Rama 20 vjet?. Zj.Vilma Presidente,Te krijohen dy dhoma ne parlament dhe z.Gjinushi te zgjidhet Kryetar Senati.Taulant Palla Kryetar Kuvendi.Te ndryshojet Kushtetuta jo me referendum por ne parlament .Po nuk u siguruan votat e duhura ,te behet nje ligj per votimin me shumice te thjeshte.Te eleminohen gjykatat dhe vendin e tyre ta zene mbledhjet e frontit me kryetar te seances nje Rilindist.Sukseset do jene te garantuara.Rekomandimet e mesiperme nuk bazohe ne pervojen e Malit te ZI, por eshte nje perzierje e pervojes Venezuliane te z.Maduro, ku jane gershetuar me pervojen tone si zakonisht.Ecim njehere pastaj shohim se si do na eci puna.Nese do kete kundershtime,s'ka leshime.Shofim si e ka organizuar diciplinen homologu i Korese se Veriut.Po nuk ja arritem te behemi si z.Gjukanovic e sigurt eshte qe do behesh si z.Maduro dhe si sh.Kim. Po su be Shqiperija si Mali i Zi me keq se ceshte nuk ka ku te shkoji .Suksese ne jete.

altini25/04/2017 14:06

Po qe Rama kryeminister edhe 20 vjet , ne fund nuk do te kete me asnje shqiptar ketu , do kene ikur nga syte kembes . Mbase ai vetem me disa turiste per qejf.

roshi25/04/2017 14:02

Prandaj i hapi rruge kanabizimit te vendit sepse vetem ate rruge di per rritjen e te ardhurave te popullsise

Shto koment

Denonco