‘Vendos për të ardhmen’/ OSBE bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit: Çdo votë vlen, bëje zërin tënd të dëgjohet

‘Vendos për të ardhmen’/ OSBE bën thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit: Çdo votë vlen, bëje zërin tënd të dëgjohet

13:33, 12/05/2023
A+ Aa A-

Prezenca e OSBE në vendin tonë ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 majit. Sipas OSBE, cdo qytetar duhet të vendosë për të ardhmen e fshatit apo qytetit ku jeton.

“Çdo votë vlen-shkruan OSBE- bëjë zërin tënd të dëgjohet”.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet”.

Më herët reagoi edhe ambasada e BE në vendin tonë, ku bëri thirrje për zgjedhje transparente dhe pjesëmarrje në votime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco