Basha: Fajin që takova fshehurazi Ballën e ka Sali Berisha

14:59, 11/05/2023
A+ Aa A-

Në një reagim të sforcuar shumë orë pas publikimit të videos skandaloze të takimit me Taulant Ballën, Lulzim Basha bëri një postim ku nuk e shqipton dot fjalinë: “nuk jam takuar me Ballën”.

Por Basha nuk e shqipton as pretendimin e njerëzve pranë tij se Balla dhe nëna e Bashës jetojnë në një pallat dhe se po shkonte te nëna e tij.

Nuk e shqipton dot pasi e di se pamjet vërtetojnë se pallati i takimit është te Libri Universitar, kurse shtëpia e nënës së tij dhe Ballës është afer ambasadës amerikane tek kompleksi luksoz Ambasador 3.

Pasi nuk thotë asnjërën nga këto, Basha ka dalë me variantin se Sali Berisha  është fajtor që u takua me Ballën tinëzisht.

Sigurisht që ne tashmë kemi videot e pallatit dhe apartamentit ku janë takuar dhe videot e pallatit dhe apartamentit ku jeton nëna e tij, që është qindra metra larg vendit ku ai u takua me Ballën.

Por gjithsesi, kjo është video e transmetuar nga SYRI TV, të cilën po e risjellim.

Shikoni sesi futen të dy fshehurazi në të njëjtin apartament dhe dalin gati me vrap në ikje pas takimit të stilit mafioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco