Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit

Zhduken kompanitë që ndërtuan inceneratorin e Fierit

18:33, 10/05/2023
A+ Aa A-

10 kompanitë që u kontraktuan për të kryer punimet në inceneratorin e Fierit, janë zhdukur.

Gjykata e Posaçme, e cila po nis gjykimin në themel të 18 të pandehurve për kete dosje, mes tyre ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, nuk arriti dot t’i njoftojë ato si persona juridik nën hetim për procesin gjyqësor.

Policia me anë të shkresave i ktheu përgjigje gjykatës se njoftimet nuk ishin bërë të mundura, sepse adresat e kompanive, të deklaruara në QKB nuk ishin gjetur, ose në rastin kur ishin gjetur, aty ishin vendosur biznese të tjera.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këto kompani nëpërmjet faturave fiktive, lëvruan 4 milionë Euro, duke deklaruar se kishin kryer punime në inceneratorin e Fierit.

Këto fatura, thotë SPAK, u certifikuan nga përgjegjesi i kontrollit te punimeve, Arben Dervishaj.

SPAK akuzon Lefter Kokën, Alqi Bllakon, si dhe disa ish-zyrtarë të tjerë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Si dhe Klodian Zoton dhe 10 administratorë kompanish, si pjesë e skemës së lëshimit të faturave fiktive për punë që nuk u kryen.

Seanca e kësaj të mërkure për dosjen e inceneratorit të Fierit u shty për shkak të mosnjoftimit të të hetuarve në kërkim dhe mungesës së avokatit të Klodian Zotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco