Bordi komunist i Edi Ramës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi komunist i Edi Ramës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

17:19, 10/05/2023
A+ Aa A-

Bordi komunist i Edi Ramës rrit çmimin e karburanteve. 

Me vendim të bordit pasditen e kësaj të mërkure u vendos që nafta, nga 169 lekë për litër që ishte, do të shitet 4 lekë më shtrenjtë, 173 lekë për litër. 

Po 173 lekë/litri do të tregtohet edhe benzina, nga 172 lekë. 

Ndërsa gazi do të kushtojë 63 lekë për litër.

Njoftimi
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj  2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 10 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco