Zhupa: Në Sarandë PS ka sjellë ‘kandidatin me GPS’! Kanë plane të spostojnë varrezat për oligarkët!

16:55, 10/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur për garën e 14 majit në katër bashkitë e jugut të vendit, ku ka theksuar se këto zgjedhje do ta tregojnë se nuk janë bastione të socialistëve.

Për sa i përket garës për Bashkinë e Saradës, Zhupa tha se PS ka sjellë një ‘kandidat me GPS’, siç ia kanë vendosur emrin dhe sarandiotët pasi ai nuk njeh rrugët dhe lagjet e  qytetit, por i kërkon me GPS.

Duke u ndalur te planet e socialistëve për Sarandën, Zhupa i quajti plane makabre pasi qeveria ka kërkuar që varrezat e qytetit janë kërkuar të zhvendosen dhe toka tu jepet dy oligarkëve.

Sipas saj, kjo është edhe arsyeja se përse kanë sjellë një kandidat me GPS, që të mos e lidhë asgjë me qytetin dhe ta firmosë një plan të tillë makëbër.

Zhupa: Katër bashkitë e rëndësishme të Qarkut të Vlorës janë parë nga socialistët si bastione të tyre. Por këto zgjedhje do ta tregojnë si do të jetë realiteti. Kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatët e PS kanë një diferencë të jashtëzakonshme me njëri tjetrin. Kjo diferencë vjen për shkak të asaj që ata përfaqësojnë si dhe nga mënyra se si ata janë zgjedhur për të kandiduar.

Ne kemi katër kandidatë që thonë diçka për qytetet e tyre. Në Sarandë kemi Ardit Cikulin i cili para se të fitonte garën e primareve ishte një drejtor banke, bashkëshortja e tij është mjeke në Sarandë, jeton në Sarandë dhe një familje që e njohin sarandiotët. Nga ana tjetër ka kandidatin e PS që e quanin kandidatin e importuar por sot sarandiotët i kanë vendosur emrin e ri ‘kandidati me GPS’, pasi ai nuk i njeh rrugët e Sarandës dhe vendos GPS kur i thonë se ku duhet të shkojë.

Këtë e shpreh me grupin e vetë nuk është batutë. Ai nuk e ka idenë farë dhe ka ardhur sepse i duhej një njeri që nuk ka lidhje me Sarandën dhe duhej vetëm të firmoste.

Në Sarandë janë plane makabre, nuk bëhet fjalë vetëm për vjedhur tokat e banorëve që e ka pas zakon dhe ish-deputeti që e përzunë Alket Hyseni, por një nga planet është që Ardian Gurma nuk e firmosi dhe ishte arsyeja se përse nuk e rikandiduan ishte postimi i varrezave të qytetit dhe për t’ia dhënë tokën e varrezave dy oligarkëve  për të ndërtuar komplekse. Këtë plan vetëm një njeri që nuk ka asnjë lidhje me qytetin mund ta firmoste, një njeri që nuk lidhje me të gjallë dhe me të vdekur në këtë qytet dhe prandaj i duhej një kandidat me GPS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco