VIDEO-SYRI TV/ Kodheli takim në fshatin Kreshpan, premton ambiente shplodhëse

15:41, 10/05/2023
A+ Aa A-

Në fshatin Kreshpan me banorët e kësaj zone kandidati i “ Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Fier, Evdar Kodheli premtoi ndërtim te ambienteve shplodhëse dhe terreneve sportive në këtë zonë. Ndërsa drejtuesi i qarkut politik Luan Baçi e cilësoi të rëndësishme takimet me qytetarët edhe këto ditë të fundit të fushatës.

SYRI TV

Ndërtimi i ambienteve shlodhëse dhe terreneve sportive falas në të gjitha njësitë administrative. Ky ka qënë zotimi i radhës së kandidatit “ Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli në Fier, në takimin elektoral me banorët e fshatit Kreshpan.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Luan Baçi teksa u bëri thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të mbështesin kandidaturën e koalicionit “ Bashkë Fitojmë”, theksoi se në këto ditë të fundit të fushatës nuk duhet humbur asnjë minutë për të folur me qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco