Igli Cara me banorët në Durrës: Ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët

Igli Cara me banorët në Durrës: Ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët

13:24, 10/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka vazhduar takimet elektorale me banorët, duke dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

Cara thotë se më 14 maj do të bëhet ndryshimi, ndërsa në Facebook shkruan:

“Qyteti je ti, që zgjohesh çdo ditë herët në mëngjes dhe kthehesh vonë në mbrëmje në shtëpi, pasi ke zgjedhur të jetosh ndershëm, duke u përballur me vështirësi të panumërta!

Qyteti je ti, që shpreson e beson se bashkë mund t’ja dalim; se ndryshimi është zgjedhja jonë e përbashkët për familjen, për Durrësin, për të ardhmen! Më 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin! Qyteti je ti!”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco