SYRI TV/ Skandali me mbetjet në Shijak, plehrat digjen në Erzen

09:39, 10/05/2023
A+ Aa A-

Shijaku ndodhet në prag të emergjencës mjedisore, pasi mbetjet urbane hidhen buzë lumit Erzen dhe më pas u vihet flaka. Situata është denoncuar nga kandidati i opozitës për këtë bashki, Rezeart Tusha. Kujtojmë se Shijaku është një nga bashkitë që paguan qindra-mijëra euro për inceneratorin e Tiranës

SYRI TV

Bashkia e Shijakut paguan qindra mijëra euro me justifikimin për të dërguar mbetjet urbane në landfillin e Sharrës në Tiranë, por situata në këtë bashki duket pranë emergjencës mjedisore. Kandidati i opozitës për bashkinë, Rezeart Tusha denoncoi për Syri Televizion, hedhjen dhe më pas djegien e mbeturinave buzë lumit Erzen midis fshatit Hardhishtë dhe Eminas.

Rezeart Tusha shprehet se plehrat hidhen prej një viti në Shijak, duke u shprehur se kjo po sjell probleme për banorët.

Tusha ka denoncuar edhe çakullin elekoral nga Elton Arbana në këtë bashki.

Situata me djegien e mbetjeve në Shijak vijon prej të paktën një viti. Syri Televizion denoncoi një vit më parë një tender fiktiv të kryer nga bashkia Shijak, me vlerë 250 milionë lekë, i cili do të përdorej për të paguar inceneratorin e Sharrës. Gjithashtu, Shijaku është një nga bashkitë që ka rritur me gati 75% tarifën e pastrimit për qytetarët, për menaxhimin e mbetjeve urbane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco