Armand Maho: Kjo është një nga fushatat më të ndyra dhe hileqare që ka zhvilluar një mazhorancë në këtë vend

22:08, 09/05/2023
A+ Aa A-

Gazetari i “Syri Tv”, Armand Maho, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘’A Show’’ me Adi Krastën, u shpreh se kjo është një nga fushatat më të ndyra dhe më të liga që ka zhvilluar një mazhorancë në këtë vend.

Maho shtoi gjithashtu se Rama ka ngritur të gjithë pushtetin për të demonizuar opozitën, ndërkohë që ai i ka të gjitha pushtetet.

Kjo është një nga fushatat më të ndyra dhe më të liga që ka zhvilluar një mazhorancë në këtë vend. Nuk e di nëse ka pasur një kryeministër që ti jetë lëshuar në këtë formë opozitës.

Flasim që nga vula, proceset gjyqësore dhe tani nga posterat bullizues. Pra, është ngritur i gjithë pushteti për të demonizuar opozitën, ndërkohë që ika të gjitha pushtetet.

Nganjëherë nuk arin ta kuptosh, çfarë i do ai njeri të gjitha këto, pse nuk toleron pak pushtet për ata 620 mijë votues që kanë votuar kundër, atëherë dalim në një konkluzion, i do vetëm për të vjedhur.

E gjithë ky ekspansion që bëhet me mediat, rasti konkret është rasti i djeshëm më “Big Brother”, të gjithë kishin pritur të bënin sondazhe, ku dilte Erion Veliaj me një pikë avarazh të pabesueshëm, ku në bëjmë sondazhe tona dhe Erioni del masakër.

Pra, kjo është një fushatë hileqare”, u shpreh Maho.

Përsa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Maho u shpreh se shqiptarët kanë reflektuar dhe do të refuzojnë modelin e tallavasë, korrupsionit dhe talljes.

 

Unë besoj tek integriteti i njerëzve dhe ata do të refuzojnë modelin e tallavase, korrupsionit dhe talljes.

Deri diku mund te pranosh të vidhesh, por të të bëjnë për budalla, është e tmerrshme.

Unë shpresoj se këta njerëz kanë reflektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco