Rama në Kavajë u kërkon demokratëve të mos dalin në votime: Në 14 Maj futjani gjumi

Rama në Kavajë u kërkon demokratëve të mos dalin në votime: Në 14 Maj futjani gjumi

18:35, 09/05/2023
A+ Aa A-

Fjalimet e Edi Ramës në takimet elektorale me qytetarët nuk kanë më asnjë surprizë. 

Diku shan dhe fyen kandidatët me fjalor rruge, diku tjetër sulmon pa ndalim kryetarin e PD dhe drejtuesin e koalicionit opozitar, Sali Berisha dhe kreun e PL, Ilir Meta. 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe nga Kavaja. 

Madje këtu në fjalën e tij kryeministri shkoi edhe më tej në përpjekjen për të intimiduar demokratët. 

Ai porositi mbështetësit e opozitës që në datën 14 Maj të mos dalin fare për të votuar, por t'ja fusin gjumit.

Sot ndarja nuk është mes PS dhe PD-së, por mes të ardhmes që për Shqipërinë është e përcaktuar si një rrugëtim krahë për krahë me aleatët që janë SHBA dhe BE dhe të shkuarës që është e përcaktuar nga fakti që pikërisht aleatët tanë më të mëdhenj i kanë dalë kundër. Janë detyruar ta bëjnë me shkrim, me vulë dhe ta lexojnë me zë e ta përsërisin me zë e me figurë për të gjithë ne, që o popull shqiptar, ju duam jashtëzakonisht shumë. Siç është dera e mbyllur në Amerikë dhe Britani, është e mbyllur edhe në Europë.

Ata do të numërojnë votat që do të marrë “non grata” për të kuptuar sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar dhe si nuk e kanë kuptuar që kjo nuk është një çështje personale. Por që është një çështje që prek një individ që ka qenë i gjithëpushtetshëm në Shqipëri dhe ka dhënë të gjitha provat për të qenë i padëshirueshëm. Ditë e diel është në 14 maj, futjani gjumit siç ja fusnit kur kishit Lulin.

Ju që jeni këtu jeni në rregull,madje unë habitem sesi po më dëgjoni hala. E kam me ata që mos ta turpëroni këtë vend. I them atyre të shtëpisë sime “po patë shenjën më të vogël që unë mund të filloj mos të kuptoj çfarë po bëj, mos më lini të dal nga shtëpia”. Sepse kur njeri futet në atë fazë, ai vetë nuk e di çfarë po bën, ai e di se po shpëton Shqipërinë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco