Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Projekti i ndërtesave mbi 50 vjeçare/ Kaprata: Synimi i qeverisë, hapja e disa shesheve të reja ndërtimi

16:53, 09/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kandidati për Këshillin Bashkiak, urbanisti Gent Kaprata ka folur për projektin  e qeverisë për prishjen e ndërtesave mbi 50 vjeçare dhe si mund të shfrytëzohet nëntoka e Tiranës.

Urabanisti tha se pas rënies së tërmetit shumë dyshime lindën edhe nga ana psikologjike se në çfarë gjendje janë ndërtesat dhe se në thelb janë ‘pro’ këtij projekti për vlerësimin teknik por janë kundër mënyrës se si është ndërtuar projekti.

Një pyetje që lind natyrëshëm, theksoi Kaprata është se pse do kontrollohen vetëm ato ndërtesa që janë mbi 50 vite të vjetra dhe jo ato 40 vite apo 30 vite, pasi edhe statistikat e dëmeve që pësuam nga tërmeti i vitit 2019 na treguan se nuk janë vërtetë të dëmtuara vetëm ndërtesat që kanë më shumë se 50 vjet por edhe ndërtesa të reja bashkohore në teknikat e ndërtimit që lanë shumë për të dëshiruar.

Sipas Kapratës, synimi nuk është vërtetë për të vlerësuar qëndrueshmërinë mekanike të ndërtesave por për të hapur disa sheshe të reja ndërtimi.

Kaprata: Duhet të kuptojmë dy apo tre gjëra si fillim. Që tërmeti ra dhe vuri shumë gjëra në dyshim edhe nga ana psikologjike se në çfarë gjendje janë ndërtesat tona kjo është një e vërtetë që nuk mund ta diskutojmë. Edhe për shkak të mos ndërhyrjes për më shumë se 30 vite, madje që në viteve ’70 qeveria hoqi dorë nga ndërtimi i banesave dhe këto ndërtoheshin kryesisht me punë vullnetare dhe cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Fati është që këto ndërtesa janë maksimumi 5 katëshe.

Në pamje të parë kontrolli dhe auditimi teknik duhet bërë për të kuptuar se kush është gjendja fizike e ndërtesës dhe jo me synim për tu shembur. Patjetër që duhet bërë një kontroll i thelluar i gjendjes së ndërtesave, një skanim i dyfishtë.

Në këtë kuptim nuk është se jemi kundër projektit por jemi kundër mënyrës se si është ndërtuar projekti sepse pyetja e parë që na lind është se pse ato më të vjetra se 50 vjet nga kanë dalë? Po ato më të vjetra se 40 vjet ose se sa 30 vjet etj. Në këtë kuptim, nesër me ardhjen e zotit Këlliçi në bashki do të negociojmë që vlerësimi të bëhet për të gjitha ndërtesat që nga ato para vitit 2000-2010.

Edhe statistikat e dëmeve që pësuam nga tërmeti i vitit 2019 na treguan se nuk janë vërtetë të dëmtuara vetëm ndërtesat që kanë më shumë se 50 vjet por edhe ndërtesa të reja bashkohore në teknikat e ndërtimit që lanë shumë për të dëshiruar. Në këtë kuptim ne jemi ‘pro’ por ne jemi në mbrojtje të pronësisë dhe vlerës së pronës në varësi të interesit të qytetarëve.

E kemi thënë dhe më parë që synimi nuk është vërtetë për të vlerësuar qëndrueshmërinë mekanike të ndërtesave por për të hapur disa sheshe të reja ndërtimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco