SYRI TV/ Kaos në qendrën e konsultave në QSUT, radhë të gjata pacientësh presin shërbim

14:13, 09/05/2023
A+ Aa A-

Qendra e konsultave në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë çdo ditë përballet me radhë të gjata pacientësh, të cilët vijnë nga çdo skaj i Shqipërisë. Ata tregojnë se duhet të presin me orë të tëra për të marrë shërbimin e nevojshëm, ndërsa nuk mungojnë edhe rastet kur kthehen pa kryer konsultat me mjekët specialistë.

Nga SYRI TV

Qindra pacientë nga qytete të ndryshme të vendit paraqiten në “Qendrën e Konsultave” në QSUT për të marrë trajtimet përkatëse, por ata duhet të presin me orë të tëra në radhë për të marrë shërbimin.

SYRI TV ka kryer një vëzhgim në këtë qendër, ku vetë pacientët pohojnë se presin me orë të tëra. Pacientët që vijnë nga rrethet jo gjithmonë arrijnë të marrin shërbim. I tillë është edhe rasti i zonjës Sofie, e cila thotë se prej 3 javësh endet në dyert e spitalit.

Ndërsa zoti Qatip kërkon të marrë shërbim në qytetin e tij, pasi udhëtimi drejt Tiranës ka kosto më të lartë sesa vetë medikamenti që merr me rimbursim.

Pacientët kërkojnë të vendoset rregull për hyrjen në ambientet spitalore, në mënyrë që të mos presin në radhë të gjata, shpesh në kushte atmosferike dhe shëndetësore të pafavorshme.

Gazetar: F. Pasho

Operator: S. Goga

Montazh: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco