Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

SKANDALI/ Lëshon gojën kandidati i Ramës në Pukë: Rroku ka me shku në të s... ose do vdes unë

13:43, 09/05/2023
A+ Aa A-

Gjon Gjonaj: Ishalla të ndihmon Rroku.

Qytetarja: Po ishalla, nuk jam tuj plas as per ty as për Rrokun, As motra jote nuk ka plas për ty. Për zotin e shenjtin të kam ardhur në zyrë e t’u kam lutë 20 herë për nusen me më fut në pune, e ke futë...

Gjon Gjonaj: Ti ke me ba si të dish ti...

Qytetarja: Për Zotin unë sikur të di kam me ba. Unë i kam dalë djalit tim kundra.... shume mirë e di.

Gjonaj: Edhe Rroku ka me shku ne fe të samës së tij, ka me shku rrok e në rrok veç në deksha unë.

Kjo është një pjesë e një bisede gjatë të cilës kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Pukës, Gjon Gjonaj i thotë një qytetareje që bisedon me të për një hall familjar, se kandidati i opozitës Rrok Dodaj ka për të shkuar në të sëmës.

Kjo nuk është hera e parë që ky person, i cili mban postin e kreut të bashkisë, aktualisht kapet në flagrance në shkelje te ligjit dhe në situata që nuk kanë asnjë përputhshmëri me detyrën që mban.

Pak kohë më parë një video e tij bëri bujë pasi ai kërcënonte në qendër të qytetit dhe në prani të policisë një qytetar për çështjen e bindjes së tij politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco