Ajri në Tiranë kancerogjen/ Kryeredaktori i 'Piranjave': Monitorimi për 8 ditë. Niveli i ndotjes 20 herë më i lartë!

17:47, 08/05/2023
A+ Aa A-

Një investigimi i emisionit investigativ "Piranjat", në Syri TV, zbuloi nivele alarmante ndotje të ajrit në Tiranë. 

Mesatarja e prezencës së benzenit në Tiranë është 21.3 mikro gramë nga 5 mikrogramë që është në Itali shpjegojnë specialistët nga ky vend.

Madje ka edhe zona ku ajo arrin në shifra alarmante në 101 mikrogramë për metër kub.

Gazetari Taulant Koplikaj, kryeredaktor i "Piranjave" shpjegoi në Task Force me gazetaren Sonila Meço si u bë monitorimi i ajrit në Tiranë përgjatë 8 ditëve. 

"Kjo punë për të kuptuar se çfarë modeli ndotje kemi në Tiranë, jo vetëm nga sinjalizimet dhe denoncimet që vijnë në redaksi, por edhe duke e provuar secili prej nesh në kurriz. Kemi kërkuar informacion jo zyrtar por edhe në google, për të kuptuar se çfarë studimi serioz është bërë, rezultonte vetëm një studim mjaft i mirë i organizatës Koplan, por ishte i para disa vitesh, por jo aq i detajuar për të nxjerrë të gjithë komponentët e ndotjes një për një. Për këtë kemi kontaktuar një studio mjaft të njohur në Itali "Neotes". Ata shprehën gatishmërinë për të ardhur në Tiranë dhe për të vënë të gjitha aparaturat në Tiranë. 

Montorimi është bërë në 20 pika të Tiranës, këto 20 pika janë të piketuara nga ISHP ku kanë patur edhe ato matësit e tyre. Monitorimi është bërë për 8 ditë. Në këto 8 ditë të matjes së nivelit të ndotjes, në tre ditë ka rënë shi, që do të thotë se niveli i matjes nuk ka qenë ai që duhet të ishte sepse shiu e filtron pluhurin. Kjo është e pohuar nga vetë specialistët. Bëhet fjalë për një laborator shumë serioz dhe duhet të jemi të kujdesshëm në dhënien e shifrave. Në mesatare niveli i ndotjes është 21. Jemi 4 herë më shumë. Të mos harrojmë se në dy pika është kaluar rreth 20 herë niveli i ndotjes, rezultati i analizave ka qenë 101", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco