VIDEO-SYRI TV/ Këlliçi takim me personalitete e figura të shquara: Pas 14 majit, qytetarët do të trajtohen pa dallime

18:25, 08/05/2023
A+ Aa A-

Gjatë takimit të organizua nga ‘Shoqata Trana’, ku ishin të pranishëm personalitete të shquara të komuniteteve jo autoktone të kryeqytetit, kandidati i opozitës për Bashkinë Tiranë Belind Këllici, akuzoi Erion Veliaj se ka disktrimuar një pjesë të tyre për shhkak të dallimeve fetare e politike. Këllici deklaroi se pas 14 majit, kjo situatë do të marrë fund, dhe se qytetarët do të trajtohen të gjithë njëlloj.

Nga SYRI TV

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë një takimit të organizuar nga Shoqata Tirana, me personalitete të shquara të komuniteteve jo autoktone të kryeqytetit, akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se ka lënë pa investime grupimet e komuniteteve, për shkak të dallimeve krahinore apo partiake.

Këlliçi deklaroi se pas 14 majit, kjo situatë do të marrë fund, dhe se në krye të bashkisë së Tiranës, ai do u shërbejë qytetarëve njëlloj, pa dallime politike.

Në këtë aktivitet, u nderuan me titullin ‘Fisnikëria Tiranase’ intelektualët: Gëzim Tushi, Zenel Rizvanolli, Afërdita Onuzi, Tarif Llagami dhe Tofik Jegeni.

Gjatë takimit, këto personalitete dhe figura të shquara kombëtare në Tiranë, bënë thirrje që në 14 maj të mbështetet Belind Këlliçi, i cili gjithashtu është një pinjoll i një familje të nderuar të Tiranës, që në këto zgjedhje kërkon të fitojë drejtimin e bashkisë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve njësoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco