VIDEO-SYRI TV/ Posterat e paautorizuara, Celibashi: Nuk janë hequr, janë shtuar

18:04, 08/05/2023
A+ Aa A-

Pas ultimatumeve të kryekomisionerit Ilirian Celibashi për heqjen e materialeve propagandistike të paautorizuara, posterat jo vetëm që nuk janë hequr, por janë shtuar. Në mbledhjen e sotme, Celibashi paralajmëroi sanksione për bashkitë dhe për punonjësit e policisë bashkiake, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrin.

Nga SYRI TV

Ultimatumet e Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj PS dhe partive të tjera politike, për heqjen e posterave propagandistike të pautorizuara duket se kanë shkuar në vesh të shurdhët.

Jo vetëm nga subjektet zgjedhore, por kësaj radhe urdhri nuk është zbatuar as nga policia bashkiake. Në mbledhjen e së hënës kryekomisioneri Celibashi deklaroi se materialet propagandistike të parregullta, jo vetëm që nuk janë hequr por janë shtuar. Ai paralajmëroi sanksione për bashkitë dhe punonjësit e policisë bashkiake që nuk e kanë kryer detyrën.

Duke marrë shkas nga denoncimet për posterat e PS, me përmbajtje denigruese për liderët e opozitës që pushtuan rrugët e kryeqytetit e u përhapën më pas në të gjithë bashkitë e vendit.

Kreu i KQZ, Celibashi, u bëri të qartë partive politike se duhet të heqin të gjitha posterat, që nuk mbanin shënimin se janë prodhuar nga këto forca politike, siç e përcakton ligji.

Teksa maxhoranca neglizhoi thirrjen e parë, Celibashi i dha një shans të dytë subjekteve që të heqin këto billbordera. Edhe ultimatum i fundit e Celibashit nuk u mor seriozisht, çka e detyroi atë që të urdhëroi policinë bashkiake ti heqë posterat në të gjitha bashkitë e vendit.

Por mesa duket, edhe punonjësit e policisë bashkiake janë përgjigjur me neglizhencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco