Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë do të bëjë Albin Kurti me asociacionin?

Meta në takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Partneriteti strategjik me SHBA, i rëndësishëm për Partinë e Lirisë

Meta në takim me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë: Partneriteti strategjik me SHBA, i rëndësishëm për Partinë e Lirisë

17:55, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndau në rrjetin e tij social Facebook disa momente nga takimi me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba.

‘’I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t'i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin’’, shkruan ndër të tjera Meta.

Statusi i plotë i Metës: 

Kënaqësi e veçantë të takohesha sot në Tiranë me delegacionin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori  Timothy Chorba.

I sigurova se në 14 Maj në Shqipëri merr fund monizmi në pushtetin vendor, për t'i dhënë jetë Ndryshimit të madh që do të ndalojë shpopullimin.

Vlerat dhe demokracia amerikane, inspirim për të luftuar çdo ditë autokracinë, duke dedikuar të gjitha energjitë për të shpëtuar dhe fuqizuar demokracinë shqiptare.

Partneriteti strategjik midis SHBA-ve dhe Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për Partinë e Lirisë dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco