Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Malltezi: Veliaj do të shembë pallatet e vjetra dhe tokën do t'ia dhurojë oligarkëve

16:51, 08/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me moderatoren, Armela Ferko ishte anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Jamarbëll Malltezi.

Malltezi është shprehur se Veliaj me prishjen e pallateve të vjetra kërkon që të marrë pronën e qytetarëve dhe do t'ia dhurojë oligarkëve.

"Veliaj kërkon që të prishë pallatet e vjetra dhe tokën të ja japë disa oligarkëve që bashkëpunojnë me të. Belindi ka një plan të ri për këto pallate që vetëm me një ndërhyrje të thejshte në termoizolim dhe një ashensor të jashtëm dhe gjithçka është në rregull.

Në të gjithë botim kemi restaurime që është krejtësisht e kundërta e atyre që ndodh këtu, Këlliçi ka dhënë idenë se pallatet në restorant Durrësi me një ndërhyrje që lart përmenda rregullohet gjithçka.

Në njësinë 4 rrugës për Tufinë, Veliaj prishi një pallat kundër vendimit të specialistëve të cilët siguruan që ishte në rregull ai e prishi që të ja japë drejtorëve të tij si qoka. Plani i Këlliçit për oazet është shumë i rëndësishëm dhe vetëm në zonën e Restorant Durrësit me restaurimin e pallateve mund të ndërtojë dhe 5 oaze të gjelbërta.

Veliaj po jep 200 mijë euro për fushatë, që me këto para mund të rregullonte 5 pallate me ashensor të jashtëm në këto pallate që kanë mungesa në këtë shërbim, dhe nëse nuk do i jepte Rita Orës 2 milionë euro do të rregullonte 50 pallate.

Ajri në Tiranë është kancerogjen sipas laboratorit italian të akredituar në BE, ka dyfishuar tarifën e ujit sepse tha do të kemi ujë të pijshëm dhe të bollshëm, ujërat e zeza të Tiranës nuk janë zgjidhur edhe pse Japonia hodhi 100 milionë euro, po na mbulojnë plehrat dhe jep 30 milionë euro për njerëzit që janë në kërkim ndërkombëtar, trafiku është i tmerrshëm dhe për të gjitha këto nuk është faji as i Saliut dhe as i Këlliçit por është faji vetëm i Veliajt."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco