Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

Kërcënimet dhe ofendimet e Ramës/ Shehaj: Fatkeqësitë më të mëdha janë bërë nga hajdutët dhe të korruptuarit

Kërcënimet dhe ofendimet e Ramës/ Shehaj: Fatkeqësitë më të mëdha janë bërë nga hajdutët dhe të korruptuarit

16:14, 08/05/2023
A+ Aa A-

“Fatkeqësitë më të mëdha në këtë vend janë bërë nga hajdutët dhe të korruptuarit. Nuk ka kryeministër në botë që të flasës kështu”,

Kështu u shpreh deputeti i PD, Agron Shehaj në një intervistë për Panorama TV, sakaq, shtoi se kandidati i vetëm që ka një plan konkret për qytetarët në këto zgjedhje është Belind Këlliçi dhe se premtimet e tij janë lehtësisht të realizueshme.

'Rama nuk flet për thelbin e problemeve të qytetarëve. Kjo është një sjellje tipike e Ramës. Rama nuk krijon kushtet që shqiptarët të jetojnë në Shqipëri, por bën që ata të largohen. Në vitet e fundit janë larguar rreth 800 mijë vetë. Një kryeministër që largon popullin e vetë nga Shqipëria, shen dhe ofendon kundërshtarët politikë. Përveç faktit që kryeministri ka 10 vite në pushtet, ka shumë bashki që i kontrollon prej dhjetëra vitesh. Pse duhet të japë llogari Rama, e detyron njeri të japë llogari? Ai nuk do të japë llogari, nuk do të flasë për problemet e përditshme të njerëzve. Këto janë zgjedhje si kurrë më parë që nuk flitet për problemet e njerëzve. Problemi është se as që nuk u shkon nëpër mendje këtu që të japin llogari. Rama ka arritur në pikën kur vendos kush duhet të jetë kryetari i PD-së dhe është në kushtet siç mendon ai që nuk mund të marrë parasysh hallet apo dëshirat e zgjedhësve. Vendimi për t’i hequr PD-së simbolin e PD-së, sigurisht që ka ndikuar. Por kjo nuk është një çështje që ndodhi tani. Tentativa e kryeministrit për të përçarë opozitën ka kohë që ka filluar. Nuk kuptoj se pse merremi me ofendimet dhe shpifjet e Ramës. Fatkeqësitë më të mëdha në këtë vend janë bërë nga hajdutët dhe rrugaçët. Nuk ka kryeministër në botë që të flasë kështu', tha Shehaj.

Pyetje: Duhet të kishte reagim nga OSBE dhe organizata të tjera?

Shehaj: Patjetër që po, është një kërcënim i pastër dhe antiligjor për elektoratin. Në disa qytetet të vendit ekziston rreziku për tensione, prezencë të grupeve kriminale.

Pyetje: Mendoni që do tjetërsohet vullneti i qytetarëve?

Shehaj: Ka sigurisht një tentativë, Shqipëria është një ndër vendet më të varfra dhe të korruptuara në Europë. Shqiptarët nuk do iknin në numëra shqetësuese, është një dramë kombëtare. Nuk ka familje që nuk preket ng ai njëjti fenomen. Po ikin të arsimuar, të pasur të varfër e klasa e mesme. Shqipëria është vendi me përqindje më të lartë të personave që duan të ikin.

Pyetje: A rrezikohet ky proces zgjedhore?

Shehaj: Ajo që do ndikojë është opinioni i qytetarëve lidhur me të vetmin kandidat që ka program, Belind Këlliçi. Janë absolutisht të realizueshme premtimet e tij, të tjerët flasin për gjëra që nuk kanë lidhje. Transporti dhe urbani falas, nuk falimenton bashkinë. Është lehtësisht e verifikueshme, bashkia ka buxhet prej 250 mln euro, transporti mund të kushtojë 20 mln euro. Ky premtim mund të realizohet dhe në asnjë mënyrë nuk rrezikojnë falimentim. Qëllimi është që urbanët të përdoren më shumë, dhe jo makinën. Pavarësisht kostos, do sjellë përfitim në ndotje dhe trafik. Të gjithë pasagjerët e shtuar do shmangnin makinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco