Këlliçi me 'Shoqatën Tirana': Ndryshimi do të sjellë trajtim të barabartë për gjithë komunitetet, jo lënie pas dore

Këlliçi me 'Shoqatën Tirana': Ndryshimi do të sjellë trajtim të barabartë për gjithë komunitetet, jo lënie pas dore

15:42, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Opozitës për kryebashkiak, Belind Këlliçi mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga shoqata “Tirana”, ku u nderuan me titullin “Fisnikëria e Tiranës”, disa personalitete të shquara, që i përkasin kryesisht komuniteve jo autoktone në kryeqytet. Gjatë fjalës hapëse të aktivitetit, kreu i shoqatës “Tirana”, njëherazi kandidat i në Këshillin Bashkiak, Arben Tafaj, vuri theksin te mbrojtja e vlerave të përbashkëta si shqiptarë, pavarësisht trevës nga kanë ardhur.

Proceset politike duhet të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë. Duhet të na bashkojnë drejt perspektivës tonë të përbashkët. Sot është koha të kthejmë sytë nga ato që na përbashkojnë të gjithëve. Në historinë tonë të përbashkët, në vlerat tona të çmuara dhe në besimin e moralin tonë. Angazhimi ynë në mbrojte të këtyre vlerave është sprova jonë e përbashkët. Është sfida të cilës duhet t`ia dalim dhe mbi të cilën duhet të ndërtojmë të ardhmen tonë të ardhmen e Shqipërisë”- tha Tafaj.

Në fjalën e tij, Belind Këlliçi, u shpreh se gjatë katër mujave fushatë ka konstatuar me keqardhje se grupime komunitetesh janë lënë pa investime nga bashkia e Tiranës, duke i ndarë ata shpesh për shkak të dallimeve krahinore apo partiake. 

Në këtë garë për drejtimin e bashkisë Tiranë, gjykoj se jemi përballë një momenti ku ka nevojë Tirana për të hapur një kapitull të ri të marrdhënies së politikanëve me qytetarët. politikanët, në gjykimin tim, kanë nevojë të jenë njerëz mbi të gjitha, para se me qenë politikan. Dhe një njeri i mirë sigurisht do vinte para interesit personal, interesin e komunitetit, interesin e qytetit pa asnjë dallim, as fetar dhe as komunitar. Çfarë do të thotë kjo? Në këto katër muaj që unë jam në fushatë, jam në terren çdo ditë, kam një ngarkesë emocionale të jashtëzakonshme për shkak se shoh komunitete të tëra: kuksianë, dibranë, tropojanë, verior, shkodranë, lezhianë, apo vlonjatë, fierakë, skraparli, gramshiotë, po komuniteti tiranas sa të duash, që janë të lënë në harresë. Dhe shpesh herë lihen në harresë për shkak të dallimeve krahinore apo dhe partiake”,- tha Këlliçi.

Ai shtoi, se pas 14 majit, këto dallime do të marrin fund, ndërsa u shpreh se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve njësoj. 

“Por një gjë ju premtoj, pas 14 majit me Belind Këlliçin kryetar bashkie, Tirana do të njohë sërish dimensionin e njeriut që merr drejtimin e punëve të qytetit. Kemi shumë nevojë që të rikthejmë marrdhënien mes komuniteve por mbi të gjitha mes qytetarit dhe politikanit. A e dini ju se sot në 2023 në pjesën dërrmuese të zonave ku unë shkoj, të njësive në qytet dhe fshat të Tiranës, se fshati është i lënë në harresë, dy nga çështjet kryesore që qytetarët më kërkojnë janë: Rruga dhe uji dhe jemi në 2023-shin. Dhe e dini se çfarë më thonë shpesh herë? Edhe kur unë i them që jam në opozitë, unë jam kandidat, unë nuk e kam mundësinë t’ua zgjidh këtë problem, më thonë: Faleminderit shumë o djalë se të paktën na dëgjove. Sepse ajo çka ndodh është se janë tërësisht të lënë në harresë. Dhe kjo vjen për shkak të arrogancës që ka pushteti aktual dhe për shkak të mospërfilljes ndaj qytetarit”- tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi i dorëzoi titullin “Fisnikëria Tiranase”, intelektualit Tofik Jegeni, i cili ka qenë një ndër promotorët kryesor të ndërtimit të rrugës së “Arbërit”, dhe mbrojtjes së vlerave krahinore të Dibrës.

Kam kënaqësinë dhe privilegjin, që t`i dorëzojë titullin “Fisnikëria Tiranase”, z.Tofik Isa Jegeni me motivacion: Si mbështetës i idesë dhe përfaqësues i grupit të punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”. Si studiues dhe lobues për ndalimin dhe mos devijimin e lumit Radika, për kontribut të veçantë në forcimin e marrdhënieve ndërkomunitare dhe përfaqësues i shquar i komunitetit Dibran në Tiranë, sot në 5 maj 2023 kryetari i shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj”.

Në këtë aktivitet, u nderuan me titullin “Fisnikëria Tiranase” intelektualët: Gëzim Tushi, Zenel Rizvanolli, Afërdita Onuzi, Tarif Llagami dhe Tofik Jegeni. Në fjalën e tyre përshëndetëse, këto personalitete të shquar vlerësuan mikrpitjen e Tiranasave për komunitetet e tjera shqiptare.

Gjatë takimit, personalitete dhe figura të shquara kombëtare në Tiranë, bënë thirrje që në 14 maj të mbështetet Belind Këlliçi, i cili gjithashtu është një pinjoll i një familje të nderuar të Tiranës, që në këto zgjedhje kërkon të fitojë drejtimin e bashkisë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve njësoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco