SYRI TV/ Qeveria naftë në prag zgjedhjes, fermerët: Po e japin për fushatë

15:20, 08/05/2023
A+ Aa A-

Nafta falas për fermerët është një nga metodat e joshjes së fermerëve thuajse në çdo prag zgjedhjesh. Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe kanë nisur shpërndarjen e tollonave vetëm një javë para zgjedhjeve, por kanë qenë fermerët ata që kanë demaskuar këtë tentativë të qeverisë. Fermerët shprehen të pakënaqur për skemën e subvencionimit, ndërsa denoncojnë vonesat në shpërndarjen e karburantit dhe dhënien e tollonave vetëm pak para zgjedhjeve të 14 majit.

SYRI TV

Qeveria duket se po përdor çdo mekanizëm për të marrë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit. Vetëm 7 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Ministria e Bujqësisë ka nisur të shpërndajë karburant falas për fermerët në të gjithë vendin. Këtë të hënë, në Lushnje, Fier, Korçë e zona të tjera bujqësore, janë shpërndarë mijëra karta për marrjen e karburantit nga fermerët në pikat e autorizuara.

Disa prej fermerëve thonë se nafta po jepete për qëllime elektorale, duke shprehur pakënaqësi ndaj kësaj situate.

Në Fier, duket se situata është ndryshe, shumë fermer, janë kthyer duar bosh, pasi nuk kanë përfituar, teksa nga drejtoria e bujqësisë u është thënë se nuk kanë plotësuar dokumentacionin.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka zgjedhje, duke kujtuar këtu se vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në vitin 2021 dhe zgjedhjeve të pjesësshme të 6 marsit vitin e kaluar, në zonat bujqësore të vendit u shpërnda nafta për fermerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco