SYRI TV/ Berisha: Rama mashtron për rrogat, mblidhni Kuvendin për ligjin e pagave

15:18, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha  kërkoi thirrjen e seancës plenare, këtë të enjte, për të miratuar ligjin për rritjen e pagave. Në një deklaratë për media, Berisha akuzoi kryeministrin se po mashtron për pagat, dhe e bllokoi ligjin, përmes një marrëveshje me deputetët që mbështesin Alibeaj.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi mbledhjen urgjente të parlamentit, për të miratuar ligjin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Në një dalje nga selia blu, lideri i opozitës e cilësoi  rritjen e pagave një mashtrim elektoral të kryeministrit, duke theksuar se ai bllokoi ligjin, në bashkëpunimin me grupimin Alibeaj. 

Berisha sfidoi kryeministrin të mbledhë parlamentin të enjten, duke thënë se Partia Demokratike do të japë votat, që qytetarët të marrin sa më shpejt, rritjen e pagave që ju mohua për 10 vjet. 

Megjithëse e njoftoi rritjen e pagave, 1 muaj më parë, në nisje të fushatës elektorale, ligjin për miratimin e tyre, mbahet ende pezull, në Kuvend. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco