Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me simpatizantë në Durrës

PJESA E PESTË/ VIDEO/ Uriah Fiku merr vendimin e papritur, hakmerret ndaj Sulltanit Rama

14:47, 08/05/2023
A+ Aa A-

Në episodin e pestë të sezonit të dytë, të satirës politike me në qendër Lali-Fikun e Bashkisë, 'Aventurat e Uriah-Fikut', heroi kryesor këtë herë merr një vendim të papritur: vendos të hakmerret për të gjithë poshtërimet që i ka bërë sulltani, duke i prishur punishten e poçave dhe qypave.

Sulltani për herë të parë vihet në lojë nga Uriah-Fiku. Si do të përfundojë aventura e Uriah-Fikut kundër sulltanit?

Në serialin që tentohet vazhdimisht të censurohet, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si Mamica, Bella-Ciao, Maçoku etj.

Intriga kryesore e tij përqendrohet në lojën plot dredha të Uriah-Fikut edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edo-Hanit, por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbësha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco