SYRI TV/ Bardh Spahia me banorë të Grudës e Rrethina: Kundërshtarët kanë frikë të përballen me banorët

14:47, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë Shkodër Bradh Spahia ka marë mëbshtetjen e banorëve të Grudës dhe njësisë administrative Rrethina për zgjedhjet e 14 Majit. Spahia ka thënë se kundërshtarët kanë frikë të përballen me banorët, pasi nuk kanë asnjë alternativë veç projeketeve 3D, ndërkohë që Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ vjen me një program konkret që do të marë mbështetje pas fitores së thellë të opozitës.

Syri Tv

Më 14 Maj është momenti për të zgjedhur ndryshimin e madh bashkë me kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këshillin bashkiak. Ishte kjo ftesa që ju bëri banorëve të Grudës kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, duke evidentuar edhe mashtrimet 3D sipas tij që po bën kandidati që fshihet nga logoja dhe sigla e partisë socialiste pasi ka frikë të shkojë tek qytetarët si përfaqësues i Edi Ramës,

Spahia tha se alternativa e tij është ajo e punëve konkrete dhe investimeve që do të transformojnë Shkodrën, pasi do të ketë dhe mbështjen e qeverisjes pas fitores së kolaicionit “Bashkë Fitojmë”.

Banorët në Grudë dhe çdo fshat të njësisë administrative Rrethina i premtuan mbështetje maksimale Bardh Spahisë.

Për këtë njësi administrative Spahia tha se pas 14 Majit nisin një paketë e plotë investimesh të parashikuara në programin e kandidatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco