Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Asociacion apo Kosova në KE

SYRI TV/ Pashk Gjoni takime me mësues e mjekë: Po bëhen presione ndaj administratës

14:35, 08/05/2023
A+ Aa A-

Pashk Gjoni zhvilloi takime elektorale me mësues e mjekë në Lezhë, ku denoncoi presionet që po i bëhen administratës për votën në 14 maj. Në takim ishin të pranishëm drejtuesja politike e qarkut, Jozefina Topalli dhe deputeti Tritan Shehu.

Syri tv

Kandidati i opozitës për bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni zhvilloi takime elektorale me mjekë dhe mësues, ku denoncoi presionet dhe kërcënimet që po i bëhen administratës publike për zgjedhjet e 14 majit.

E pranishme në këtë takim, drejtuesja politike e  këtij qarku Jozefina Topalli u shpreh se kandidati socialistë nuk përfaqëson Lezhën.

Më tej, në takim me mësuesit, Pashk Gjoni foli edhe për situatën që po kalon arsimi në Lezhë.

Në takim me mjekët, ishte i pranishëm dhe deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco