‘Kryetari i emëruar i Ramës në bashkinë e Vorës ka një dosje në SPAK’/ Indrit Hoxha: Do ndërtoj nënkalimin 500 metër në qytet

‘Kryetari i emëruar i Ramës në bashkinë e Vorës ka një dosje në SPAK’/ Indrit Hoxha: Do ndërtoj nënkalimin 500 metër në qytet

08:11, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha thotë se kreu aktual i bashkisë, i cili është emëruar nga Rama ka një dosje të nxehtë në SPAK. Në një intervistë për Neës24, Hoxha shprehu bindjen se dretësia do të veprojë me forcën e ligjit.

Teksa renditi problematikat për këtë bashki të drejtuar nga socialistët, Hoxha tregoi edhe prioritetet e tij, të cilat do t’i bëjë realitet sapo të marrë drejtimin e bashkisë.

Përveç uljes së taksave për biznesin e madh dhe të vogël, për Indrit Hoxhën prioriteti kryesor është ndërtimi i një nënkalimi 500 metër në Vorë.

“Kryetari aktual është një i emëruar i Ramës. Ai ka një dosje shumë të nxehte në SPAK. Unë kam bindjen se drejtësia do veprojë me të gjithë forcën e ligjit.

Bashkia e Vorës gjatë qeveris së PD mblidhte 100% taksat, sot nuk i mbledh as 50%, prandaj sot ka shkuar në faliment.

Detyra e parë e imja është që ta nxjerrim nga falimenti, si do ta nxjerr nga falimenti?

-Do të ul taksat 50% për biznesin e madh dhe do të mbledh çdo detyrim të prapambetur që i ka bashkisë.

-Do të ul taksat 80% për biznesin e vogël dhe do të fal çdo detyrim që i ka bashkisë dhe çdo biznes gjatë 6 muajve të fundit do fal cdo gjobë që i është vendosur

Vora ka nevojë për një plan urbanistik të ri.

-Do të rrisim koeficientin e ndërtimit dhe do të ulim taksën e ndërtimit dhe do ti japim bashkisë vërtetë një vend ku mund të zhvillohet dhe ndërtohet. Ta kthejmë në një zonë industriale, por edhe të banueshme. Projekti im kryesor është nën kalimi 500 metra në qytet për të bashkuar të dyja anët”, u shpreh Hoxha.

Indrit Hoxha po ashtu denoncoi se po i bëhet presion administratës për të mbledhur vota për 14 majin.

“Administrata është në terror, i kërkojnë nga 10 karta identiteti dhe vota të sigurta. I bej thirrje administratës të jetë e qetë sepse pas 14 maji presioni mbi ta nuk do të ndodhë më”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco