VIDEO-SYRI TV/ Grupimi Basha-Alibeaj me komisionerë të Ramës, vartësit e Veliajt do 'mbrojnë' votat e tyre

16:22, 07/05/2023
A+ Aa A-

Grupimi Basha-Alibeaj, do të kenë komisionerë në qendrat e votimit dhe numërimit, punonjës të administratës publike, kryesisht vartës të Erion Veliajt. SYRI TV ka siguruar formularët e firmosur nga komisionerët e Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit, emrat e të cilëve pas verifikimeve, rezultojnë të jenë punonjës në bashkinë e Tiranës apo dhe institucione të tjera publike. Kjo është një tjetër dëshmi e shërbimit që Basha dhe Alibeaj po i bëjnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Nga SYRI TV

Grupimi Basha-Alibeaj, pas vulës fondeve dhe nxjerrjes së kandidatëve përçarës për demokratët, duket se po i bëjnë shërbime maksimale Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

SYRI TV ka siguruar formularët e plotësuar nga individë të ndryshëm, të cilët kanë pranuar të jetën komisionerë të grupimit Basha-Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit.

Por, teksa duket se ky grupim nuk ka njerëz për të plotësuar listat e komisionerëve, në ndihmë duket se i ka ardhur Erion Veliaj, i cili ka ofruar një numër të madh punonjësi të administratës publike të bashkisë Tiranë dhe institucioneve të tjera shtetërore, që të jenë komisioner të grupimit Basha-Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit.

Nga lista që SYRI TV ka siguruar duket qartë, se të paktën 37 emra të verifikuar janë punonjës të administratës së bashkisë, apo kanë së paku një familjarë të afërt që punon për Erion Veliajn apo Edi Ramën në institucionet publike.

Në listë janë përfshirë punonjës së të çerdheve dhe kopshteve, agjencisë së parqeve dhe rekreacionit, mësues, inspektor taksash, specialistë të nivelit të lartë, punonjës të postës, ministrive etj. Të

 gjithë këta persona, kanë firmosur me dorën e tyre formularin ku pranojnë që të dhënat e tyre të administrohen nga Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Pra, thënë ndryshe, me vartës të Erion Veliajt dhe punonjës së administratës publike në varësi direkte të qeverisë, Enkelejd Alibeaj kërkon të ruaj votat në 14 maj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco