SYRI TV/ Belind Këlliçi takim me banorët e njesisë 8, projekti ambicioz për sistemimin e zones

14:20, 07/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka prezantuar gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 8, një tjetër projekt ambicioz që lidhet me sistemimin e lagjeve të kryeqytetit. Këlliçi ka ironizuar fushatën e Veliajt të mbushur me propagandë dhe shpenzime dhe shtoi se zgjidhja për Tiranën është largimi i tij më 14 maj. Për Belind Këlliçin, persona VIP janë banorët e ‘5 Majit’ të cilët u nxorën me dhunë nga banesat e tyre.

SYRI TV

‘Ulja e kostove dhe lehtësimi i jetesës së qytetarëve është arsyeja pse kam hyrë në garën për Bashkinë e Tiranës’.

Kështu deklaroi kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit Belind Këlliçi gjatë një takimi me banorët e ‘Restorant Durrësit’, pjesë e njësisë numër 8 ku prezantoi një tjetër projekt ambicioz, i cili do të nisë pikërisht në këtë zonë.

Këlliçi ironizoi fushatën e Veliajt dhe spotet e porositura me të ashtuquajturit persona VIP.

Belind Këlliçi nuk kurseu batutat për Veliajn dhe rrëfeu atë që qytetarët mendojnë realisht për kreun aktual të bashkisë.

Kandidati i opozitës kishte një mesazh direkt për punonjësit e administratës.

Këlliçi ironizoi edhe sloganin e kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje.

‘Situata në lagje, rritja me 4 herë e vdekjes së të moshuarve, dramatike. Tirana eksportuese e fëmijëve drejt botës. Teatri. Parkimi. Termoizolim. Shpenzimet e bashkisë, finacim për ashensorët e jashtëm. Ulja e kostos së jetës për qytetarët është arsyeja që kam hyrë në garën për Tiranën, për të lehtësuar jetën. Isha deputet, i kam lënë mënjanë se nuk e shoh dot qytetin kështu. Vipat e mi janë banorët e ‘5 Majit’, që i hoqën me polici. Çdo qindarkë për qytetarët. Projekt ambicioz për uljen e kostove. Autobuzi falas, tuneli poshtë ‘Sheshit Skënderbej’, ulja e taksave dhe tarifave për bizneset, oazet e gjelbra, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve. Me gjithë propagandën, që bën shpenzimet, blerjen, ka fillu dhe marton njerëz se s’ka çfarë bën. Është mashtrues, nuk ka njeri që nuk e njef, ta largojmë njëherë e mirë, e ka kthyer Tiranën në pronë private. I bëni thirrje njerëzve të dalin të votojnë, është i mbaruar do ndëshkohet me votë. Thirrje administratës, kur të shkoni te dhoma e fshehtë jeni vetëm ju dhe Zoti, votoni për ndërgjegjen tuaj, ndryshimi quhet Belind Këlliçi dhe ‘Bashkë Fitojmë’, u shpreh Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco