‘Thërrisni Edi-Edi’/ Metaliaj nxjerr mesazhet: Patronazhisti drejtor në Lezhë urdhëron administratën si dele

‘Thërrisni Edi-Edi’/ Metaliaj nxjerr mesazhet: Patronazhisti drejtor në Lezhë urdhëron administratën si dele

12:36, 07/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe që sipas saj drejtohen nga “patronazhisti drejtor i Pallatit të Kulturës në Lezhë” për administratën.

Në mesazhet e publikuara administratës i bëhet thirrje që të marrë pjesë në takimin elektoral që do zhvillojë kryeministri Rama ditën e sotme me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

Pjesëmarrësve në takim u udhëzohet që të duartrokasin pas çdo fjale të Pjerin Ndreut, duke thërritur “PJE-RI-NI,PJE-RI-NI”, ndërsa fjala e kryeministrit udhëzohet të shoqërohet me thirrjet “EDI-EDI-EDI” si edhe me duartrokitje pas çdo fjalie.

Metaliaj i cilësoi këto mesazhe si tallje dhe arrogancë të rilindjes ndaj qytetarëve që sipas saj trajtohen si dele në këtë mënyrë.

Postimi i plotë:

Miq, lexoni sms e meposhtem sesi patronazhisti drejtor i Pallatit te Kultures Lezhe ja dergon administrates.

Turp se si i urdherojne sikur te ishin dele …

Kjo eshte tallja dhe arroganca e rilindjes 👇

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco