Berisha: Në 14 maj votojmë për veten në bindjen më absolute se ajo është për ndryshimin e Shqipërisë

Berisha: Në 14 maj votojmë për veten në bindjen më absolute se ajo është për ndryshimin e Shqipërisë

12:07, 07/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili për bashkinë Berat.

Berisha: Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, me 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota  për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë.

Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama.

Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre.

Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga  3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona.

Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco