‘Balluku tha se shteti nuk investon asnjë qindarkë’/ Banori i Bërxullës: Fshati të bojkotojë zgjedhjet, s’na japin zgjidhje

‘Balluku tha se shteti nuk investon asnjë qindarkë’/ Banori i Bërxullës: Fshati të bojkotojë zgjedhjet, s’na japin zgjidhje

10:56, 07/05/2023
A+ Aa A-

Një nga banorët e Bërxullës të cilët kanë dalë në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar ka folur për procedurën e ndjekur për shpronësimet nga ana e qeverisë.

Ai u shpreh se vetë ministrja Belinda Balluku ka deklaruar se shteti nuk investon asnjë qindarkë për të bërë këtë rrugë, ndërsa ngriti pyetjen pse përfshihen në shpronësime duke mos e marrë tokën me vlerën e tregut.

“I jam drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe më ka thënë që firma nuk ka bërë kërkesë për leje. KKT më ka thënë të njëjtën gjë. Me datë 14 Dhjetor i kanë dhënë leje zhvillimore dhe me datë 8 Mars ka marrë leje ndërtimi. Por edhe sot e kësaj dite nuk ka marrë leje për zhvillimin e projektit. Avokatët na kanë shpjeguar procedurën që duhet të ndjekim.

E mira është që fshati të bojkotojë zgjedhjet. Përderisa shteti është në muajin e tetë dhe hesht, nuk na jep asnjë lloj zgjidhje. Shteti nuk na njeh as se rrojmë, as se nuk rrojmë. Nuk po na jepet asnjë lloj zgjidhje dhe asnjë lloj e drejte. I kam takuar të dy kandidatët.

Këtu nuk është pyetur bashkia. Është marrë ministria e Infrastrukturës vetë. Shteti e heq përgjegjësinë në ndërtimin e rrugës por merret me shpronësimet, vlerën e tokës dhe vlerën e banesës. Vetë zonja Balluku thotë shteti nuk investon asnjë qindarkë për këtë rrugë. Pse shteti bëhet pjesë për të hyrë në shpronësime. Ligji e përcakton shumë qartë se toka duhet të jepet me vlerën e tregut”, u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco