Ta shpëtojmë Himarën e kristaltë, nga duart e palara të Ramës!

Ta shpëtojmë Himarën e kristaltë, nga duart e palara të Ramës!

20:09, 06/05/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Edhe në kohën e historisë së vjetër kur pushtimet pllakosnin në Shqipëri, Himara lulja Vilajetit qeverisej me venome, ishte e sigurtë, krenare dhe pavarur.

Gjithmonë në ballë të vendit Himara ka pasur burra të Kuvendit, të matur, të ditur dhe atdhetare për t'u admiruar.

Për herë të parë shfaqet një gojëpis në bregdet.

Për herë të parë shfaqet një tradhtar, që shet detin, atë det aq të bukur, të mirë e me histori.

Për herë të parë shfaqet një grabitqar, që ka shitur tokat e shenjta të bregdetit për t'ja dhënë klientëve soj e lloj, që vijnë nga çdo anë.

Për herë të parë u shfaq ky kryeministër që ndërroi 15 drejtorë hipoteke vetëm për të grabitur tokat në Bregdet.

Për herë të parë gurët e shtëpive tona qindra vjeçare, ullinjtë shekullorë, portokallet dhe limonat janë sulmuar pa mëshirë nga një njeri që quhet Edi Rama.

E shkreta Himarë, të shkretët fshatrat tanë, që i do dhe i respekton gjithë Shqipëria në çfarë duarsh kanë rënë.

Ky mizor nuk do të ngopet deri sa të shesë edhe gurin e fundit në Bregdet.

Bregas të zgjuar e të fortë, ndaleni me votë këtë mënxyrë të këtij njeriu, që e urren kaq shumë Bregun.

Si bregas që jam, në emër të kujtimit mëmave e tatave tanë ju lutem, mbrojeni sot Bregdetin se nesër do të jetë vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco