SYRI TV/ Belind Këlliçi takim me profesionet e lira, Veliaj vijon t’i shmanget debatit publik

23:09, 05/05/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë Tiranë, zhvilloi një takim më profesionet e lira ku prezantoi programin e tij me 5 pika, duke theksuar se do të ulë kostot e jetesës. Edhe në këtë takim, Erion Veliaj refuzoi debatin publik me Këllicin duke lënë karrigen bosh.

SYRI TV

Kandidati i kolalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me profesionet e lira. 

Takim ku i kryetari aktual i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, edhe pse ishte i ftuar, vijon t'i shmanget përballjes së tij publike me Belind Këlliçin, duke lënë karrigen e tij bosh.

Gjatë takimit të tij, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Këlliçi prezantoi pikat e programit të tij, i cili theksoi ka si qëllim uljen e kostos së jetës.

"Vijon të refuzohet ftesa për debat nga kryebashkiaku aktual. Preke çështjen e vizionit që unë kam për transportin, për parkimet nëntokësore, për punimet e nëntokës. Kam folur për një paketë uljesh të taksave dhe tarifave. Do sjell një model ndryshe të një administratori që ka në bazë llogaridhënien, transparencën, kemi premtuar 500 kënde pushimi me disa stola. Targetojmë uljen e kostove të jetesës në kryeqytet", tha ai. 

Këlliçi tha se kopshte dhe çerdhet publike në vend janë të pamjaftueshme, dhe u zotua për shtimin e tyre pas 14 majit.

"Masa e katërt që unë kam propozuar është nevoja akute që ka Tirana për të ndërtuar çerdhe, kopshte dhe shkolla. Në Tiranë ka 50500 fëmijë nga mosha 0-6 vjeç dhe kemi 39 çerdhe dhe 46 kopshte mjaftueshëm për të akomoduar 12 mijë fëmijë. Se ça ndodh me 38500 fëmijë të tjerë një zot e di", theksoi Këlliçi. 

Belind Këlliçi tha se ndryshe nga paraardhësit, ai do të ketë një vizon ndryshe në bashkinë Tiranë, ku nuk do shkatërrojë projektet e mëparshme, por do i perfeksionojë ato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco