Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Behar Haxhia-kurbinasve: Doni një kryetar që ju vjen njëherë në 4 vite apo një bashkëpunëtorin tuaj?

19:21, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhia në takimin elektoral të zhvilluar ditën e sotme në Mamurras, tha se më 14 maj qytetarët duhet të votojnë për ndryshimin.

Gjatë fjalës së tij, Haxhia tha se në gjithë këto vite Mamurrasi është lënë në harresë, duke shtuar se demokratët gjithmonë kanë mbështetur lirinë. 

Haxhia kërkoi votën e qytetarëve të Kurbinit, duke theksuar se është një bashkëpunëtor i tyre dhe jo si rivalja që shkon njëherë në 4 vite te ata. 

“Demokratët mendojnë më shumë për lirinë, për familjet e tyre, por edhe për secilin prej nesh. Jemi takuar me çdo qytetar, ju them se bashkinë do ta drejtoj me përgjegjësinë më të madhe të jetës time. Por në këto vite bashkia dihet se si është drejtuar. Tani ne edhe pak ditë kemi, doni një kryetar që ju vjen një herë në katër vite, apo një bashkëpunëtor tuajin. Do të jem banor i Mamurrësit, e kam marrë përsipër këtë çështje si gjënë më të vështirë të jetës time. Ndaj i ftoj të gjithë familjarët dhe të gjithë të rinjtë, të votoni për një njëri që është i juaji. Ju them kini besim, sepse kam folur pak dhe do të jem me të vërtetë një nga punëtorët më të vërtetë që do të ketë bashkia e Kurbinit”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco