Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

VIDEO-SYRI TV/ Evdar Kodheli takim me banorët e Cakranit: Bashkia do jetë e hapur për të gjithë

17:08, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Fierit Evdar Kodheli në kuadër të turit të tij elektoral ka takuar banorët e zonës së Cakranit. Para banorëve të fshatrave të kësaj njësie administrative, Kodheli u zotua se problemet në infrastrukturë do të marrin fund, ndërsa menaxhimi i taksave do të orientohet tek kërkesat e tyre.

Nga SYRI TV

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Evdar Kodheli, në vijim të turit elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit, është ndalur në njësinë administrative Cakran, me banorë të fshatit Varibop. Banorët i përcollën kandidatit të opozitës, shqetësimin se jetesa e tyre është vështirësuar së tepërmi si pasojë e braktisjes nga pushteti vendor.

Gjatë fjalës së tij Kodheli ka prezantuar programin e tij elektoral 2023-2027 , teksa është zotuar se struktura dhe organika e administratës në cdo njësi administrative , do të zgjidhet nga vetë banorët.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Luan Baci ka theksuar se beteja politike këtë herë , nuk është e lehtë pasi përballë, koalicioni opozitar, nuk është vetëm Subashin, por edhe një ndihmëse i Ramës që përdor paratë e taksapaguesve që i takonin Partisë Demokratike dhe jo Alibashës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco