Berisha: Vota e 14 majit është votë për të ndryshuar Shqipërinë, është votë për përmbysjen e monizmit

Berisha: Vota e 14 majit është votë për të ndryshuar Shqipërinë, është votë për përmbysjen e monizmit

15:19, 05/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar sot zv.kryeministren Belinda Balluku se po bën fushatë me persona me rekorde kriminale në qarkun e Dibrës.

Duke folur në një takim me banorë të Klosit dhe Matit, ai tha se ‘kriminelët elektoralë’ do të ndiqen penalisht pas zgjedhjeve.

Berisha: Këta janë sekti i vjedhjes. Rilindje do të thotë, vjedhje, mashtrim, mashtrim dhe vjedhje. Ndaj dhe kurrë ndonjëherë shqiptarët në një palë zgjedhje nuk kanë votuar më shumë se kësaj radhe për veten e tyre, për qenien e tyre, për mbrojtjen e tyre nga një hajni e paimagjinueshme.

Vota për Skënder Gjucin dhe Bedri Hoxhën është mbi të gjitha votë për ndryshimin e Matit dhe Klosit, është votë për përmbysjen e monizmit, për largimin e të gjithë pushtetit nga duart e një hajduti, siç është Edi Rama dhe klonet e tij.

Çdo biznesmen i Burrelit dhe Klosit, do të ketë një lehtësim të madh në taksa, çdo qytetar do të ketë shërbimet që meriton, çdo fermer, do të ketë subvencionin që meriton. A e dini se çfarë ndodh sot. Në qoftë se Kosova jep 400 euro për hektarë grurë, Edi Rama jep 43 euro për hektarë. Por kush i merr ato 43 euro. Fermeri merr vetëm 3 euro, 40 euro i marrin Agronët e tij, i marrin hajdutët e tij nëpunës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco