SYRI TV/ Fermerët e luleshtrydhes rrëzojnë propagandën e Taulant Ballës: Nuk mbulojmë dot as kostot

13:54, 05/05/2023
A+ Aa A-

Fermerët e luleshtrydhes në zonën e Frakullit janë në prag të braktisjes së serave të tyre. Ata tregojnë se çmimi i shitjes është nën kosto dhe ndërsa akuzojnë qeverinë se nuk i ka mbështetur. Nga ana tjetër, deputeti socialist, Taulant Balla, vetëm pak ditë më parë e quante si model suksesi shitjen e luleshtrydheve në këtë zone, një propagandë kjo e rrëzuar nga vetë fermerët. 

Nga SYRI TV

Në kuadër të fushatës elektorale, Taulant Balla vizitoi Frakullën e Fierit, ku u ndal te serat me luleshtrydhe dhe magazinat për tregtimin e tyre. Balla u kujdes që ta cilësonte si histori suksesi të qeverisë së tij, situatën ku ndodhej bujqësia, duke folur edhe për shifra të mëdha eksporti.

Syri Televizion shkoi në këto zona për të parë nga afër situatë, ku fermerët tregojnë të kundërtën e propagandës.

Të ndodhur në këto kushte fermerët pothuajse i kanë braktisur serat pasi nuk u leverdis të punojnë për shkak të mosmbulimit të kostove. Ata pohojnë se është një lojë e pistë që kryejnë tregtarët e mëdhenj në kurriz të fermerëve të ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco