KAFE SHQETO/ Renis Gjoka ka një mesazh për këngën tallava të Ramës

11:19, 05/05/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte këngëtari Renis Gjoka, që është dhe krijuesi i këngës së fushatës elektorale të opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjoka është shprehur se mesazhi i këngës ‘Rock The Dictator’ është një notë proteste nga diktatorët e së shkuarës, por që situata e ka kërkuar që t’i rikthehemi edhe një herë pasi po krijohet një diktator i ri në Shqipëri.

"‘Rock The Dictator’ ishte që t’i bëjmë një notë proteste atij diktatorit të madhit fare, por mesa duket nevoja ka lindur që këto ditë ta vazhdojmë këtë moto dhe projektet artistikë sepse është e nevojshme që të themi ‘Rock The Dictator’".

Ai kishte një mesazh edhe për këngën tallava të fushatës së Edi Ramës.

"E kam thënë dhe në vendet e tjera se nuk kam asgjë me ata që e kanë krijuar këngën dhe secili ka idetë e veta muzikore që i praktikon dhe i hedh në treg. Kombinimi i një kënge fushate, që kërkon të tejçojë mesazh dhe vlera, është i gabuar si zgjedhje sepse kombinimi është në kohën e gabuar dhe momentin e gabuar".

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri, që ishte i ftuar së bashku me Renis Gjokën në studion e KAFE SHQETO është shprehur se rinia shqiptare duhet t’i kthejë sytë drejt Perëndimit dhe të shkëputemi nga orientalizmi që ka pllakosur prej 10 vitesh në Shqipëri nga qeverisja e Ramës.

"Unë mendoj se kohën më të artë shoqëria shqiptare e ka pasur fill pas viti 1990 sepse ishin të etur për diçka të re një rebelizëm dhe për të përqafuar perëndimin, mbaj mend grupin 'Djemtë e Detit'. Tani mendoj se ka ardhur koha që rinia t'i ketë sytë drejt Perëndimit dhe të shkëputemi nga orientalizmi. Secili ka preferencën e tij muzikore, por nuk mund të bëhet pjesë e identitetit edhe elektoral edhe qeverisës sepse ka ndodhur këto 10 vite se është qeverisur si tallava."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco