Baton Haxhiu kundër Veliajt: Do të ndihesha i turpëruar. Rita Ora ia ka futur kot, jeton në një botë tjetër

Baton Haxhiu kundër Veliajt: Do të ndihesha i turpëruar. Rita Ora ia ka futur kot, jeton në një botë tjetër

22:17, 04/05/2023
A+ Aa A-

Analisti Baton Haxhiu i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka sulmuar Erion Veliajn në fushatën e tij. Haxhiu është shprehur se do ti vinte turp po të merrte mbështetjen e atyre njerëzve që kanë dalë pro Erion Veliajt.

Duke komentuar mesazhin e Rita Orës, Haxhiu u shpreh se ajo ja ka futur kot, pasi jeton në një botë tjetër.

Do të ndihesha i turpëruar po kisha pasur përkrahjen e atyre njerëzve, me të thënë të drejtën. Nuk do të kisha pasë guxim të dilja në qytet.

Këto ndodhin, por ndodhin me një arsye, ndodh për një çështje. Cila është çështja që e përkrahi një këngëtar.

Problemi është se fuqia ime është e vogël në krahasim me ta.

Pesha e fjalisë së Rita Orës nga distanca për diçka është një lidhje personale,  pas pasur asnjë ndjenjë, se çfarë duket. Është guxim me folë për një njëri, për një vend nga distanca. Ti mundesh me gjetë një moment tjetër për të lavdëruar dikë.

Mënyra është e vrazhdët, është pa shije. Duhet me pasë guxim që pashijen ta vendosësh në fushatë. Dhe ca me ju thënë këtyre njerëzve unë, kur ka guxim njëri për ti vendosur kush janë ata.

Problemi nuk janë lidhjet private. Ashtu fjali nuk përdoren, jeton në një botë tjetër Rita Ora, jeton në një botë e cika e din çfarë pijari. Ja ka futë kot, kot ja ka fut’, u shpreh Baton Haxhiu në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco