'Mbështetja e artistëve'/ Agron Shehaj: Asnjë votë nuk sjell. Tregon se Veliaj gjithçka e bën me para!

22:08, 04/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Agron Shehaj komentoi mbështetjen e artistëve për Erion Veliajn. 

Në "Çim Peka Live", Shehaj tha se këngëtarët dhe sportistët nuk do t'i sjellin asnjë votë kandidatit të Edi Ramës. 

Por, shtoi ai - kjo tregon se Erion Veliaj paguan dhe gjithçka e bën me para, edhe në rastin konkret, ku siç Syri.net ka denoncuar, një pjesë e artistëve kanë interesa financiare me bashkinë e Tiranës. 

"Rast i rrallë që të dalë lista me të gjithë njerëzit e famshëm që të thonë do votojmë kryetarin e bashkisë në detyrë. Nuk ka ndodhur për njerëz të famshëm që kanë patur një lidhje me bashkinë, një interes ekonomik, fatura të paguara nga bashkia. S'më pëlqen të merrem me artistët, ata e bënë se ua kanë kërkuar. Është një shfaqje e shëmtuar, nuk besoj se i shton ndonjë votë Veliajt, por është një provë tjetër që tregon se Veliaj gjithçka e ka me para, me pagesë. Analistët, pjesa më e madhe e atyre që flet mirë për të kanë interesa ekonomike. Kush del dhe flet mirë për të, ka marrë lekë, ose ka një interes", u shpreh ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco