SYRI TV/ Edi Rama vijon fushatën në Kukës: Nuk na la lufta të rritim rrogat e investimet!

21:26, 04/05/2023
A+ Aa A-

Nga Kukësi, qarku më i varfër dhe i shpopulluar i vendit, Kryeministri Rama renditi një sërë justifikimesh për mungesën e investimeve dhe mosrritjen e rrogave gjatë viteve të tij në pushtet.

Kryeministri Edi Rama sulmoi me gjuhë fyese dhe denigruese opozitën. I vetmi premtim që Edi Rama u bëri qytetarëve të Kukësit ishte se “nuk do të divorcohej më”.

Në takimin me qytetarët në qytetin e Kukësit, Rama renditi një sërë justifikimesh për mungesën e investimeve apo mosrritjen e rrogave gjatë gjithë këtyre viteve që ai ka qenë në pushtet.

"Më thotë Safeti mua se dua fonde për lagjen një, dy dhe tre. Do kishim dashur shumë gjëra ti kishim bërë më shumë se tani, por kur vjen tërmeti dhe lë në qiell të hapur për pak sekonda mijëra familje, nuk do bëhen këto lagje, pasi e kanë një strehë.

Vjen dhe pandemia, dhe do marrësh fonde nga të gjitha anët, do thuash “stop” se do përballojmë edhe këtë sëmundje."

Edhe ne këtë takim, Rama denigroi kandidatet e tij duke I krahasuar ata me kuaj karroce.

"Kalë më të mirë se Safeti nuk gjeni, kalë më të mirë se Rexha nuk ka, edhe në Has kemi gjetur një kalë për së mbari, dhe këtë ua thotë kryekali i Shqipërisë."

Në mungesë të një plani konkret për banoret e Kukësit, Tropojë dhe Hasit, bashki të cilat drejtohen nga socialistët që nga viti 2019,  Rama vijoi me akuza kundër opozitës dhe drejtuesve të saj. Megjithatë edhe në takimin e sotëm në Kukës, Rama nuk ishte në momentet e tij më të mira.

"Gjithmonë në këto takime është njëri që thërret “ Rama ik”, dhe ikën më vrap vetë. Këta janë pijanecë ose kalamaj që bëjnë gallatë."

Kryeministri Rama u rrëfeu kuksianëve edhe disa aspekte të jetës së tij të trazuar personale.

"Nuk dua të shoh me sy Edi Ramën, çfarë a problemi ka, unë s’kam dalë për të kërkuar nuse. Madje deri sa gjeta të duhurën, u ndava dhe u martova prapë."

Premtimi i vetëm solemn që Rama u bëri kuksianëve ishte: Nuk ndahem më!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco