VIDEO/ Shkullaku: Rama kërkon të ekzekutojë opozitën e vërtetë dhe në 2025 të ketë përballë atë të emëruarën

21:16, 04/05/2023
A+ Aa A-

Për analistin Armand Shkullaku angazhimi në maksimum i Edi Ramës në këtë fushatë për të zgjedhurit vendorë, do të thotë se kërkon që të ekzekutojë opozitën e vërtetë dhe që në zgjedhjet e vitit 2025, të ketë përballë opozitën e emëruar nga ai.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se ‘do me çdo kusht, që çdo shpresë që mund të lindte pas këtyre zgjedhjeve, që rezistenca kundër regjimit të Ramës mund të jepte rezultat, ai do ta eliminojë’.

‘Këto zgjedhje Rama e ka si betejë për të ekzekutuar përfundimisht opozitën e vërtetë. Gjithë ky mobilizim, me para që po shpërndahen, që kanë sjellë dhe rënien e euros. Rama do të rrisë sa të mundë opozitën që ka emëruar vetë dhe të mendojë kështu që për zgjedhjet e 2025 të ketë përballë njerëzit që ai ka caktuar.

Po bën maksimumin që këto zgjedhje të thyejnë çdo lloj shprese, fibre rezistence tek shqiptarët. Do me çdo kusht, çdo shpresë që mund të lindte pas këtyre zgjedhjeve që rezistenca kundër regjimit të Ramës mund të jepte rezultat, ai do ta eliminojë.

Vetëm kjo e shpjegon them unë, të gjithë këtë angazhim të jashtëzakonshëm që nuk e kemi parë as në zgjedhje e përgjithshme, për disa bashki, që Edi Rama e ka shkruar në letër sa do të dalë rezultati’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco