Gjokutaj rrëzon amnistinë fiskale: Është në funksion të investimeve që vijnë nga Ndragheta dhe grupe kriminale

20:28, 04/05/2023
A+ Aa A-

Avokati dhe anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë Genc Gjokutaj i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv është shprehur se amnistia fiskale është në funksion të investimeve që vijnë nga grupet mafioze si Ndrangheta dhe të gjitha llojet e aktiviteteve kriminale.

Ai thekson se të gjithë këto çështje prokuroria po i mban veç e veç dhe nuk po bën anjë hetim, duke iu referuar lidhjes së Ndranghetas me inceneratorët.

“Jetojmë në një koohë ku amnistia fiskale, që propagandon me të madhe kryeministri, është pikërisht në funksion të këtyre investimeve që vijnë nga Ndragheta dhe nga të gjitha llojet e aktiviteteve kriminale për të cilat Tirana siç po duket është kthyer në një lavatriçe  të tyre.

Por, krahas gjithë kësaj panorame kemi një prokurori e cila i mban çështjet veç e veç, nuk i heton prej tre vitesh që të dërgojë një letërporosi, ndërkohë që unë mendoj që të gjitha këto katër episode do të ishin të bashkuara në një të vetme  dhe prokuroria do të hetonte  sipas ligjit në afatet normale që parashikon procedura penale. Atëherë unë jam shumë i sigurt që ky kandidat nuk do të kishte mundësi të garonte kësaj radhe në Tiranë”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco