Lidhja e bosëve të inceneratorëve me Ndrangheta, Kepi: SPAK ka detyrë të hetojë ngjarjen

18:59, 04/05/2023
A+ Aa A-

Gazetarja dhe kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës Alba Kepi e ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon ka deklaruar se çështja e lidhjes së mundshme të bosëve të inceneratorëve me ‘Ndrangheta’ i përket të hetohet nga SPAK.

 Ajo është shprehur se kjo çështje është rikthyer pasi me gjasë është zbardhur diçka më e thellë.

“Prokuroria italiane nuk ka tager të hetojë këtu dhe i ka thënë ‘sinjalizoj këtë’. Unë mendoj se ata  gjatë këtyre viteve ose e bëjnë sepse kanë një presion të madh që duhet ti japi fund këtij skandali ose kanë zbardhur diçka akoma më të fortë dhe tashmë rikthehet kjo “patate” tek autoritetet italiane. Unë e kam investiguar dhe insistuar të marrë një përgjigje  çfarë ndodh kur personat apo hetimi kalon juridiksionin  e autoriteteve italiane, dhe  më është përgjigjur që gjithçka i takon drejtësisë shqiptare, i takon autoriteteve shqiptare, i takon SPAK-ut të vazhdojë hetimet.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco