Cara: Durrësi, i vetmi vend turistik ku nuk ka parkingje nëntokësore publike

21:27, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për projektet e tij për banorët e qytetit bregdetar.

Cara është shprehur se në Durrës, një problem mjaft i madh është parkingu. Sipas Carës, Durrësi një qytet turistik, nuk ka një parking nëntokësor, publik.

‘Durrësi është i vetmi vend në botë, ku me 300 mijë banorë nuk ke një parking nëntokësor, ose një parking të dedikuar në zonën e plazhit, përveç parkimeve private. Është detyrim i bashkisë të sigurojë parkingje. Në plazh mund të ishin bërë shumë me 2-3 mijë poste parkimi.

Kam folur më specialistë se si të krijojmë mundësi që të gjejmë vende ku të kemi parkingje nëntokësore dhe të mundshme. Për banorët e zonës duhet të theksoj se do të jetë gjithmonë pa pagesë, nuk ka pse të paguajnë, ndërsa për turistët si kudo në botë, do të ketë një tarifë se unë nuk di ndonjë vend turistik të botës ku parkingu të jetë pa pagesë.

Kjo do të krijonte jo vetëm lehtësim të trafikut, por do të krijonte edhe të ardhura për bashkinë. Siç duhet të japë shërbimin bashkia, duhet edhe të krijojë të ardhura për të mbuluar këto shpenzime. Nuk mjafton vetëm të japësh me një dorë, por edhe të marrësh më dorën tjetër.

Kjo sot nuk ekziston, nuk kemi kërkund një parking që të krijojë të ardhura për bashkinë’, u shpreh Igli Cara në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco